Thursday, April 24, 2014

VITAMINA A "vitamina e mrekullive"


Kjo vitaminë ka qenë quajtur "vitamina e mrekullive" për vite për shkak të ndikimit pozitiv që ka në rritjen e imunitetit tonë.

Femrat gjithashtu duhet ta duan këtë vitaminë sepse besohet se eshte ne gjendje të ngadalësoje procesin e plakjes
duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme të lëkurës.

Këtu janë disa nga vetite e vitaminës A tek ne: 
1. Vepron si antioksidant duke ndihmuar ne mbrojtjen e qelizave tona kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera
2. Vitamina A përmirëson shikimin dhe parandalon verbërinë
3. Kjo vitaminë nxit formimin e kockave të forta
4. Vitamina A na ruan kundër bakterieve, paraziteve dhe infeksioneve virale 
5. Na ruan nga sëmundjet e zemrës, atakeve dhe ul kolesterolin në gjak
6. Ajo mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës ne fytyre kundra akneve
7. Vitamina A eshte e njohur per largimin e rrullave dhe ndihmon zbehjen e pikave të moshës.
8. Vitamina A mund të ndihmojë fëmijët të cilët kanë problem ne rrugët e frymëmarrjes
9. Besohohet se ndihmon njerëzit që vuajnë nga glaukoma dhe fruthi.
Në natyrë vitamina A vjen në dy forma. Njëra është Retinoli: ate e gjeni në mëlçi, prodhimet e qumështit, vezë.

Forma e dytë e vitaminës A është beta-Karoteni, nje pigment me ngjyre portokall-verdhë dhe te kuq që trupi e konverton në vitaminë A kur është e nevojshme. Beta-karoteni është gjetur në fruta me ngjyra të ndezura si dhe të perimet.Sa me shume ngjyre te ndezur te kete fruti aq me shume beta karoten permban. Ju do ta gjeni ate ne perime dhe fruta si kajsia, brokoli, domate, karrota, spinaqi etj
Studime tregojne se Beta karoteni eshte substance qe ndihmon per te parandaluar kancerin duke neutralizuar agjentin e kancerit.

Njerezit qe kane nevoje te marrin vitamine A jane: -
1. Njerëzit të cilët nuk janë në gjendje të shohin në terr ose kanë sy të thatë
2. Fëmijët që kanë rritje të varfër
3. Njerëzit që kanë probleme me lëkurën.
4. Të gjithë ata që janë nën dietë të ulët të lëkurës ose që kanë përthithje te dobët (qe vuajnë nga fibroza cistike).

Mos e teproni ne marrjen e vitamines A si tablete sepse mund te jete toksike,menyra me e shendetshme eshte te marret nga frutat dhe periment ku nuk ka asnje lloj efekti negativ.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only