Pos se e rregullon shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit e të sheqerit në gjak, efekti i hudhrës e mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e qelizave. Sipas hulumtimeve të universitetit Emori, hudhra e mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e tij.
Substancat që posedon hudhra ndikojnë në mitodokritë, që kanë për detyrë krijimin e energjisë në trup. Ndërprerja e oksigjenit dhe qarkullimit të gjakut i dëmton midokritë që mund të shkaktojë vdekjen e qelizave.
Përbërja kryesore që posedon hudhra është alicina, që ka ndikim kundër viruseve, helmimeve, parazitëve të ndryshëm dhe antioksidues. Pos kësaj, përdorimi apo konsumi i hudhrës në mënyra të ndryshme e rregullon apo stabilizon shtypjen e gjakut, pastaj e rregullon sasinë e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.
No comments:
Post a Comment