Mungesa e zgjatur e një lloji të caktuar ushqimi, mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve, siç mund të jetë mungesa e vitaminës A, që çon në shfaqjen e verbimit. Varfëria apo neglizhenca e theksuar në pasurimin e ditës ushqimore të përditshme është bërë shkak i shpërthimit të qindra sëmundjeve të ndryshme, të cilat kanë bërë edhe më të vështirë jetesën. Eshte e nevojshme mbajtja e një diete të shëndetshme, që na ndihmon të jetojmë më gjatë dhe larg sëmundjeve.
Ndërkohë që vitaminat luajnë një rol të veçantë në mbarëvajtjen e punës së organizmit, sasia e domosdoshme e tyre mund të sigurohet nga dieta e përditshme. Ne rastin e këtyre mungesave mund të përdoren suplemente ose shtesa ushqimore për të ndihmuar parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve. Në këtë kategori bëjnë pjesë gratë shtatzëna, gratë në laktacion, fëmijët e vegjël deri në moshën e adoleshencës. Po ashtu dhe të moshuarit dhe vegjetarianët.
Ushqimet e pasura me Vitamine A
Një dietë e varfër me vitaminë A ka efekte shumë negative tek shikimi, duke shkaktuar edhe verbërim. Një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A, është ulja e aftësisë shikuese pas perëndimit të diellit. Prindërit mund ta kuptojnë që fëmija ka këtë sëmundje pasi në muzg, po qe se ka pak dritë fëmija nuk është në gjendje të njohë personat, nuk luan dhe ben lëvizje me vështirësi. Fëmija, ose i rrituri, me këto simptoma duhet ti drejtohet mjekut. Për të parandaluar mungesën e vitaminës A duhet të konsumohen disa lloje ushqimesh që përmbajnë këtë vitaminë. Më të përdorshmet janë : qumështi i gjirit dhe ushqimet me origjinë shtazore si mëlçia, e kuqja e vezës, qumështi i lopës, zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët, si spinaqi, dhe perimet me ngjyrë të verdhë e të kuqe (karrotat, specat, domatet). Duhet të theksojmë se edhe frutat e freskëta përmbajnë vitaminën A.
Trupi ynë ka nevojë për lloje të ndryshme proteinash, por asnjë ushqim nuk i përmban të gjitha këto lloje. Prandaj është e rëndësishme të hahen ushqime të ndryshme për të përthithur të gjitha proteinat që i duhen trupit.
No comments:
Post a Comment