Saturday, April 19, 2014

Lamtumirë gastritit me manaferra

Manaferrat e shijshme ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të stomakut. Për të bërë të njohur këtë dobi të re të këtyre frutave ka shërbyer një studim italian i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Milanos dhe botuar në Plos One.
Studimi tregoi se, substancat e perfshira tek manaferrat kane nje mekanizem te vecante te veprimit qe mund te luftojne inflamacionin e stomakut. Ky rezultat siguron bazen per aplikimin e kesaj substance te frutave si nje plotesues apo alternative per prodhimin e ilaceve kunder ulceres dhe gastritit, por edhe te perdoren si shtese ne dieten e perditshme.
Studimi zgjati dy vjet dhe eshte kryer ne laboratoret e kerkimit dhe inovacionit ne qendren e San Michele, te Departamentit te Shkencave Farmakologjike dhe Biologjise Molekulare, ne Universitetin e Milanos.
Laboratori i San Michele, nen drejtimin e Fulvio Mattivi, ka izoluar dhe karakterizuar perberesit aktiv, duke perdorur fruta nga fushat eksperimentale te Fondacionit Mach, ndersa pjesa biologjike eshte kryer ne Laboratorin Farmaceutik te Universitetit te Milanos, drejtuar nga Mario Dell'Agli, i cili per vite ka qene duke studiuar aktivitetet biologjike te produkteve me origjine bimore.

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only