Friday, April 18, 2014

10 informacione praktike, të nevojshme për shëndetin e syve.

Më poshtë do të lexoni 10 informacione praktike, të nevojshme për shëndetin e syve. 
Syri është organi më i rëndësishëm në trupin e njeriut. Po sa të informuar jemi ne rreth këtij organi? A mund të fshijmë lotët e të tjerëve? A shkakton sëmundje qëndrimi me orë të tëra para kompjuterit?  Përgjigjet e këtyre pyetjeve e të tjera do t’i gjeni më poshtë:
- Vizitojeni fëmijën në moshën 1 vjeç edhe nëse nuk ka shqetësime, sepse ky kontroll do ta ruajë atë nga dembelizmi i syrit;
- Lojërat kompjuterike të përdora për një kohë të gjatë mund të shkaktojnë alergji dhe tharje të syve. Krahas kësaj, mund të nxisin dobësi në shikimin larg (miopinë);
- Lotimi i syve, kruajtjet, dhimbjet, vështirësitë në lexim, ngatërrimi i shkronjave, dhimbjet e syrit dhe kokës, leximi duke i mbyllur më shumë sytë mund të jenë shenja të sëmundjeve të syve;
- Në mjedisin tuaj të punës përdorin ngjyrë të verdhë të lehtë. Nëse jeni diabetikë apo sportistë mos harroni të kontrolloni shpesh sytë;
- Mos përdorni mjete të njëjta makijazhi. Konjoktiviti, i njohur si gripi syve, mund të ngjitet nga rimeli apo tonet e përdora bashkë me një person tjetër;
- Veçanërisht personat me sy me ngjyrë janë më të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit. Mesatarja e skuqjes së syrit te personat me sy me ngjyrë është më e lartë se tek ata me ngjyrë të errët. Për këtë arsye përdorimi i syve të diellit këshillohet më shumë për personat me sy me ngjyrë;
- Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit me kalimin e kohës mund të shkaktojë errësim të lentes, katarakt ose ndjeshmëri në shikim. Duhet të përdorim syve dielli kur rrezet bien pingul;
- Alergjitë dhe tharja e syve vihen re më shumë tek ata që punojnë para kompjuterit. Në raste të tilla duhen bërë disa pushime në intervale të ndryshme kohore;
- Mos e fërkoni syrin kur merrni një goditje të papritur apo ju hyn diçka në të. Nëse keni mundësi shpërlajeni me një serum me ujë fiziologjik; nëse jo, mund ta shpërlani me ujë të bollshëm;
- Mos fshini lotët e të tjerëve. Nëse ky person vuan nga skuqja, lotimi apo fryrja e kapakëve të syrit mund t’ju kalojë dhe juve. Nëse e keni prekur, mjafton të lani duart me sapun.
 Nese  ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only