Murrizi ndihmon në rastin e tensionit të ulët dhe të lartë të gjakut, pagjumësisë e nervozizmit. Preparatet nga kjo bimë janë të mira kundër aritmive të zemrës, ndikojnë si diuretikë të lehtë dhe reduktojnë stresin
Lulja dhe gjethja e murrizit tashmë një kohë të gjatë përdoren në mjekësinë popullore si ilaçe, kryesisht kundër nervozizmit, pagjumësisë dhe problemeve me zemrën.
Kjo bimë ndihmonë edhe në në shërimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe ngërçeve të mitrës.
Kjo bimë ndihmonë edhe në në shërimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe ngërçeve të mitrës.
Ekzistojnë rreth 280 lloje të ndryshme, por karekteristika shëruese kanë mirrizi i kuq dhe i bardhë. Kjo shkurre vjeshtore me gjemba rritet ne vende të thara e me gurë, në shpatet e pyjeve me bung dhe ah.
Lëvorja e murrizit ka ngjyrë të hirtë, ndërsa gjethet i ka me tre ose pesë rremba. Fryti është i fortë me një farë te murrizi i bardhë derisa i kuqi ka dy-tri fara.
Më i përhapur është murrizi i bardhë. Për shërim ose zbutje të problemeve të ndryshme përdoren lulet e thara, gjethet dhe fruti i pjekur. Gjethet, përndryshe, mbledhin verës, kur janë krejtësisht të zhvilluara, ndërsa futi i pjekur deri në fund të vjeshtës.
Murrizi përmban shumë substanca shëruese, e më të rëndësishmet janë flavonoidet, të cilat gjinden më së shumti në lule dhe gjethe. Përmban edhe amine, katehinë dhe sterole.
Frytet përmbajnë më shumë sheqer, acide organike, karetonoide dhe vitaminë C.
Shënimet e para për karakteristikat shëruese të lules së murizit janë bërë në shekullin e 14, ndërsa analizat kimike dhe farmaceutike kanë filluar në shekullin e 19.
Në medicinë murrizi dhe preparatet e tij përdoren si kardiotonikë, sepse e forcojnë punën e zemrës. Përveç kësaj, forcon edhe muskulin e zemrës të dobësuar pas sëmundjeve të rënda, sidomos atyre ngjitëse. Dihet se e ulë shtypjen e lartë të gjakut, por mundet që edhe ta rrisë shtypjen e ulët që paraqitet për shkak të dobësisë së muskulit të zemrës.
Preparatet e murrizit janë të mira edhe kundër aritmive të zemrës, ndikojnë si diuretikë të lehtë, zbusin dhe reduktojnë stresin. Shpesh përdoren nga femrat me probleme të theksuara në menopauzë, shkruan Kosova Sot.
Ekspertët rekomandojnë që pas pesë deri në shtatë ditëve të shërimit me murriz duhet të bëhet një pauzë prej dy-tri ditëve, për shkak se përdorimi i gjatë dhe i përditshëm mund të shkaktojë mundim, madje edhe helmim.
No comments:
Post a Comment