Saturday, April 12, 2014

Lajthia, vetite dhe vlerat e saj



Lajthia është shumë e rëndësishme, si ushqim në dietë të ekuilibruar. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ajo ka një kombinim të veçantë të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit.

Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt tjerë të trupit, duke i mbajtur ato të shëndetshme. Lajthia është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut. Shërben si një mbrojtës kundër mungesës së gjakut, e cila quhet anemi. 

Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është ajo që parandalon faktorët, të cilët përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. 

Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli, e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme. Në qoftë se konsumojmë 25 gram lajthi në ditë, e mbrojmë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Një nga përfitimet shëndetësore që kemi, kur hamë lajthi, është fakti se ajo përmban shumë acid folik, i cili është i dobishëm për rritjen e foshnjave, sepse ky acid luan rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në gjithë trupin e njeriut. Lajthia ka në përbërje të saj vitaminat B, B1, B2, B6 dhe B12, të cilat janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për fëmijët që janë në periudhën e zhvillimit.

Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë, është se ajo siguron trupin me proteina, e cila është materiali bazë për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme që kemi nga lajthia. Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë, edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme. Lajthia përmban yndyrë omega, e cila është e rëndësishme për shëndetin tonë, në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë, prandaj rekomandohet konsumimi i, të paktën 25 gram lajthi të freskëta për çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezet ultravjollcë, prandaj përdoret në shumë kremra solar.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only