Saturday, April 12, 2014

Pjeshka kundër kancerit të gjirit

Duke ngrënë vetëm tri pjeshkë në ditë mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit të gjirit, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët amerikanë në këtë zbulim të rëndësishëm erdhën në bazë të testeve të kryera në minj.

"Qelizat e kancerit të gjirit, ne i kemi zbatuar nën lëkurën e minjve, dhe më pas i kemi trajtuar me ekstrakte të pjeshkës", tha Dr Luis Kisneros Zevalos, i cili ka bërë ekzekutimin e projekteve.
Ai shtoi se ekipi ka vërejtur një efekt pozitiv, pasi vetëm pas disa javëve, pjeshka ka "vrarë" metastazën dhe ka ndaluar sëmundjen.
Hulumtuesit kanë llogaritur edhe dozat e përdorura në minj për të aplikuar ato më pas tek njerëzit, pas së cilës ata arritën në përfundimin se konsumimi i dy-tre pjeshkëve në ditë kishte të njëjtin efekt në femra.
Në vendet perëndimore, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë, dhe të dhënat e fundit tregojnë se në SHBA vetëm vitin e kaluar, ka pasur rreth 232,000 raste.
"Rëndësia e këtij zbulimi është se ajo tregon se çfarë efekti ka lufta kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse nga komponimet natyrore, në këtë rast nga komponimet në pjeshkë", tha Kisneros Zevalos , i cili thekson se është e rëndësishme që të hani edhe frutat, jo vetëm lëngun, sepse konsumimi i lëngut të pjeshkës nuk do të japë të njëjtin rezultat .

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only