Në mjekësin kineze manat konsiderohen tonik natyral për gjak se pastrojnë dhe forcojnë tërë sistemin kardiovaskular. Ja si t’i përdorni më së miri.
Të pasur me antioksidantë, nutrientë e vitamina, manat vlerësohen në tërë botën si superushqim dhe një nga ilaçet më të mira nga natyra. Ka mana të zeza, të kuqe dhe të bardha dhe të gjithë këto janë shërues. Mund të përdorni lëvoren, gjethet, frutat e freskëta por edhe të thatë.
Përveçqë e gjithë bima është e pasur me antioksidantë, përmbajnë alkoloide falë të cilave imuniteti ynë forcohet, balancon sheqerin në gjak, ndërsa frutat e thata konsiderohen si një nga delikatesat më të shëndetshme natyrore.
Për ta përmirësuar shikimin më së miri do të ishte që gjatë ditës të pini të paktën një gotë me lëng nga manat, sepse përban vitaminën A. Kjo në veçanti rekomandohet për njerëz që kalojnë shumë kohë në komjuter.
Ky lëng po ashtu është shumë i dobishëm për shërimin pas operacioneve ose sëmundjes, sepse shpejton shërimin, përmirëson qarkullimin dhe parandalon infeksionet. U rekomandohet edhe nënave pas lindjes.
Është interesante që manat nxisin prodhimin e melaninës në lëkurë, çka ndihmon të mbani dhe freskoni ngjyrën tuaj natyrale. Mund ta aplikoni direkt në flokë (vetëm lëng i pastër) për të përmirësuar rrënjën e fllokëve dhe përshpejtuar rritjen e shëndetshme.
Çaji për sistemin kardiovaskular bëhet ashtu që sythat me gjethe të manit mblidhen dhe thahen, ndërsa nga ato përgatitet pija, e cila është e mirë edhe për dobësim.
Korja e grimcuar e manit e shndëruar në pluhur shërben si melhem për sherimin e shpejtë të plagëve.
Korja e grimcuar e manit e shndëruar në pluhur shërben si melhem për sherimin e shpejtë të plagëve.
Diabetikëve u rekomandohet çaji nga gjethet e manit të zi. Duhet që 50 gr të këtij gjethi të grimcuar të qiten në gjysmë litri ujë të vluar dhe të qëndrojë 10 minuta me kapak me përzierje të kohë pas kohshme. Pija pastaj kullohet dhe pihet gjatë ditës.
Edhe xhemi nga manat është delikatesë fenomenale dhe e shëndetshme për kafjall.
Përshëndetje miq jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022. Burri im më la mua dhe vajzën time për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej por jo dobi, u dekurajova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova Dr Ediomo dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe ne jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj mësues Ediomo dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në E-mail: drediomo77@gmail.com. Whatsapp: (+2348155926512) (+2349132180420). Mos hezitoni të kontaktoni me të, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj
ReplyDelete