Tuesday, April 22, 2014

KESHILLA MBI USHQIMET QE QETESOJNE DHIMBJEN E KOKES:



Dy dietologe japin këshillat e tyre lidhur me ushqimet e këshillueshme për personat që vuajnë nga dhimbjet e kokës. Më mirë ca ushqime sesa pilula

Kur dhimbja e kokës bëhet një rutinë, veprimet e zakonshme për ta qetësuar janë: fikja e dritave, qëndrimi shtrirë në krevat dhe përdorimi i ndonjë qetësuesi. Por a e dini se ushqime të caktuara mund të lehtësojnë, madje edhe të parandalojnë dhimbjen e kokës? Nëse e pasuroni dietën tuaj të përditshme me këto ushqime qetësuese, atëherë dhimbja e kokës do të pakësohet gjithnjë e më shumë. Çfarë mund të përdorni? Lexoni më poshtë:

1. Patatet e pjekura

“Një pjesë e ushqimit që konsumoni për darkë mund të ndihmojë në qetësimin e dhimbjes së kokës, sidomos nëse keni konsumuar alkool”, thotë Erin Palinski, dietologe nga Nju Xhersi. “Duke qenë se alkooli është një diuretik, ai jo vetëm mund të shkaktojë dehidratim, por edhe humbjen e elektroliteve si kaliumi”, shprehet ajo. Sipas Palinskit, ushqimet e pasura me kalium mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës të shkaktuar nga ushqimet e ndenjura. Çuditërisht, një patate e pjekur (me lëkurë) është një nga burimet më të rëndësishme të kaliumit, sepse përmban 721 mg, ndërsa një banane përmban deri 467 mg kalium.

2. Shalqi

“Dehidratimi është një shkaktar i madh i dhimbjes së kokës”, shpjegon Stela Metsovas, dietologe nga Laguna Beach në Kaliforni. Pra, në vend të një pilule kundër dhimbjes së kokës, herën tjetër merrni në konsideratë që të shtoni ushqimet e pasura me ujë, si p.sh. shalqiri. “Uji natyral që kanë frutat dhe perimet përmban minerale si magnezi, që ka një rol kyç në parandalimin e dhimbjes së kokës”, thotë Metsovas. Më tej ajo jep këshillat për të provuar një përzierje të shijshme e hidratuese të shalqirit. “Në një përzierës kombinoni 2 copa shalqi me fara, 1 filxhan me akull të thërrmuar, gjysmë filxhani kos, gjysmë luge me rigon, mjaltë dhe xhenxhefil të integruara bashkë. Përziejeni dhe shijojeni (xhenxhefili mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës dhe simptomave të të vjellave”. Ushqime të tjera me përmbajtje të lartë uji janë: manaferrat, kastraveci, pjepri, bullguri, domatet dhe sallata jeshile.

3. Kafeja (por me kriter)

Kafeja “Java” ka qenë një ilaç popullor për dhimbjen e kokës për shekuj me radhë, por a e jep efektin që pretendohet? Po, por jo aq sa mund të mendohet. “Alkooli mund të shkaktojë zgjerimin e enëve të gjakut dhe dhimbje koke irrituese. Kafeina që gjendet në kokrrat e kafesë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës, teksa ndihmon edhe në zvogëlimin e enëve të gjakut”, shpjegon dietologia Palinski. Por, duhet bërë edhe kujdes pasi kafeja e tepërt mund t’i përkeqësojë gjërat.

“Kafeina është gjithashtu një diuretik, i cili mund të rrisë dehidratimin dhe të rëndojë më shumë dhimbjen e kokës”, shton Palinski. Një filxhan kafeje mund të jetë i dobishëm për uljen e dhimbjes, por pirja e kafesë gjatë gjithë ditës nuk është zgjidhja më e mirë për shërimin.

4. Drithërat

Bëni kujdes me ushqimet që përmbajnë pak karbohidrate: Sa më pak karbohidratet të konsumoni, aq më shumë rrezikoheni nga dhimbjet e kokës. “Kur ndiqni një dietë me pak karbohidrate, në trupin tuaj fillojnë të zbrazen rezervat e glikogjenit, të cilat janë burimi kryesor i energjisë në tru”, shton më tej Palinski. “Dieta e vakët me karbohidrate gjithashtu shkakton humbje të lëngjeve të trupit. Pra, dehidratimi sjell reduktimin e energjive në tru dhe dietat me pak karbohidrate mund të çojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës”, thotë Palinski. Njerëzit duhet të konsiderojnë marrjen e karbohidrateve të shëndetshme, të tilla si ato që gjenden në kokrrizat e grurit, në bullgur, fruta dhe kos. Një dietë e shëndetshme me karbohidrate mund të përmirësojë organizmin tuaj, sepse ato ndihmojnë trupin tuaj në çlirimin e serotoninës, hormonit që ju bën të ndjeheni mirë.

5. Bajamet

Sipas studimeve të fundit, bajamet kanë përmbajtje magnezi dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit tuaj nga dhimbjet e kokës duke shtendosur enët e gjakut. Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë lehtësime duke ndjekur një dietë të pasur me magnez, thonë ekspertët. “Për të rritur konsumin tuaj me magnez, provoni të konsumoni ushqime të pasura të tilla si banane, kajsi të thata, avokado, bajame, oriz ngjyrë kafe, bishtajore dhe luledielli”, sugjeron Palinski.

6. Salca djegëse

Kjo mund të tingëllojë e pazakontë, por ushqimet pikante, të tilla si salca e nxehtë e bërë nga specat, mund t’ju ndihmojë që të parandaloni dhimbjet e kokës. “Pavarësisht nga lloji i dhimbjes së kokës, ushqimet pikante mund të jenë të dobishme. Nëse ju dhemb koka për shkak të ngjeshjes së sinuseve, ushqimet pikante mund të ndihmojë për të hapur rrugët e frymëmarrjes, gjithashtu ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut dhe largojnë dhimbjet kronike të kokës”, thotë Palinski.

7. Kos

“Kur ju rrahin tëmthat, trupi mund të ketë nevojë për kalcium”, bën të ditur Metsovas. “Që truri të funksionojë me efikasitet duhet të konsumoni një sasi të mjaftueshme kalciumi”, shton ajo. Sigurohuni që të konsumoni ushqime të pasura me këtë përbërës, si p.sh. kos të thjeshtë pa sheqerna, i cili është një burim i madh i kalciumit.

8. Farat e susamit

Hidhni një sasi të vogël të farave të susamit mbi sallatë, mbi bullgur ose në supëra. Pse? Sepse këto fara të vogla janë tepër ushqyese.”Fara e susamit janë të pasura me vitaminë E, që mund të ndihmojë për të stabilizuar nivelet e estrogjenit dhe parandalimit të migrenës”, thotë Palinski. “Susami gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut, i cili ndihmon parandalimin e dhimbjes së kokës”. Farat e tij janë të pasura me magnez, i cili parandalon dhimbjen e kokës.

9. Sallatë spinaqi

Ushqimi që hante Popeje sa herë që donte të fuqizohej, mund të shërbejë edhe për të qetësuar dhimbjet e kokës. “Spinaqi ndihmon në uljen e presionit të gjakut, parandalimin e atakeve kardiake dhe mund të ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës”, thotë Palinksi. Provoni të përdorni spinaq në vend të maruleve për parandalimin e dhimbjeve të kokës. Kjo sallatë vere është një qetësues shumë i mirë i dhimbjeve të kokës. Përzieni 2 filxhanë me gjethe spinaqi, ¾ e një gote me kubikë shalqiri, gjysmë filxhani me kajsi të thata dhe 2 filxhanë me arra ose bajame të copëtuara, bashkë me rigon


Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only