Wednesday, April 16, 2014

Ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Yndyrnat e mira dhe të këqija në trup duhet të kenë një ekuilibër. Janë disa ushqime të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit, duke përmirësuar shëndetin tonë
Nivelet e larta të kolesterolit janë shumë shpesh shkak kryesor për sëmundjet e zemrës. Dihet tashmë, sidomos nga ata që vuajnë nga tensioni apo sëmundje të tjera të zemrës, se trupi ka dy lloj yndyrnash, të mirat dhe të këqijat. Shpesh mjekët thonë se duhet pasur kujdes duke treguar gjërat që s’duhen ngrënë. Por le ta kthejmë nga ana tjetër dhe të vlerësojmë se çfarë mund të hamë. Një gjë e tillë është edhe më optimiste, sidomos duke ditur se bëhet fjalë për ushqime që i kemi lehtësisht të gjendshme në shtëpitë tona.
Thjerrëzat
Një arsye për t’i dashur thjerrëzat është fakti që ato përmbajnë fibra që ulin kolesterolin. Fibrat tek thjerrëzat formojnë një substancë ngjitëse që bllokon kolesterolin dhe ndihmon në largimin e tij nga trupi. Thjerrëzat dhe kushërirat e tyre fasulet kanë një reputacion shumë të mirë si mbrojtës të zemrës.
Bizelet
Këto bishtajore jeshile me një shije pak të ëmbël dhe të shkrifët kanë shumë proteina dhe janë të pasura në fibra dhe isoflavonoide, përbërës bimor i cili ul ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak. Për të gatuar bizele të freskëta i zjeni ato në ujë me kripë 3-5 minuta, ftohini duke i hedhur në ujë të akullt dhe pastaj kullojini. Shumë supermarkete i shesin të ngrira.
Arrat
Rreth 80% e kalorive tek arrat vijnë nga yndyrnat, por bëhet fjalë për yndyrnat e pangopura të shëndetshme dhe jo ato dhjamosëse. Arrat kanë gjithashtu sterol bimor, substancë e cila bllokon përthithjen e kolesterolit. Me këto avantazhe, arrat janë një dietë e shëndetshme natyrore për zemrën. Është mirë që të konsumohen përditë nga pak. Arrat, bajamet, lajthitë janë të gjitha të mira. Nuk përjashtohen as kikirikët.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit nuk ndihmon vetëm për t’i dhënë shije ushqimit. Yndyrat e pangopura të gjendura në vajin e ullirit (si dhe vaji i arrës) ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit LDL pa ndikuar tek HDL.
Mundohuni të përdorni dy lugë gjelle çdo ditë në vend të vajrave të tjerë.
Dardhat
Janë të freskëta, të ëmbla dhe tuli i tyre i mbushur me fibra natyrale, shumica e tyre në formën e pektinit, që ndihmon në uljen e vlerave të LDL-së. çuditërisht dardhat e freskëta përmbajnë më shumë pektin sesa mollët. Pektin lidhet me kolesterolin dhe e nxjerr atë jashtë trupit para se të thithet prej tij. Një dardhë mesatare ju siguron 16% të vlerës ditore të rekomanduar për fibrat. Fruta të tjera të pasura me pektinë janë mollët, bananet, portokallet dhe pjeshkët. Dhe, mos u lodhni t’i qëroni dardhat. Lëkura e tyre është e pasur gjithashtu me fibra. Kështu që thjesht lajini para se t’i hani.
Çaji
Një fillxhan çaji ju ndihmon më shumë seç mund të mendohet në një ditë stresë. Çaji i zi dhe ai jeshil ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Çaji jesh është përgatitur nga gjethe të pafermentuara, ndërsa çaji i zi nga gjethe të fermentuara të së njëjtës bimë. Kërkuesit besojnë se antioksidantët që përmban çaji janë të lidhur drejtpërdrejt në efektin e uljes së kolesterolit.
Domatet
Kur hani makarona, bëni mirë t’i kërkoni ato me salcë domateje, në mënyrë që të mbani nën kontroll kolesterolin. Domatet janë shumë të mira për uljen e kolesterolit LDL. Kërkimet tregojnë se përbërësit e saj thithen lehtë nga trupi, kështu që mund të përdorni lëngun e domates ose të shtoni domate në gjellën tuaj pa problem.
Avokadot
Avokadot përmbajnë sasi të mëdha të acidit oleik, yndyrë e pangopur e shëndetshme, që ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë dhe uljen e kolesterolit të dëmshëm. Avokadot janë gjithashtu të pasura në fibra dhe të një tjetër përbërësi bimor të quajtur beta-sitosterol, të cilët mbajnë nën kontroll kolesterolin./GazetaDita
 Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only