Thursday, April 17, 2014
Vetitë shëruese të lakrës
Edhe pse jo të gjithë e dinë, lakra ka veçori të mrekullueshme shëruese. Ja për çfarë mund të përdoret ajo.
Per dhembjet reumatike
Lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë
Për nervin shiatik
Fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend me dhembje.
Për vena të zgjeruara
Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.
Për djegie
Fletët e lakrës të freskët vihen mbi vend të djegur; njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, nëse keni të thatin në trup, por edhe kur pëlcet koka nga dhembja.
Për bronkit
Vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment