Friday, April 11, 2014

Patëllxhani, ushqimi i preferuar i mbretërve



Patëllxhani përmban pak kalori, shumë ujë, kurse ka shumë minerale dhe qime bimore. Rekomandohet ta konsumoni kur mbani dietë, por kujdes gjatë përgatitjes, ta përgatisni me pak vaj.

Kjo perime është një antioksiduese e fortë dhe ka ndikim antialergjik dhe antiinflamator. Është shumë e mirë për zemrën dhe të gjithë sistemin kardiovaskular, sepse e ul nivelin e kolesterolit. Gjithashtu, e ul dhe sasinë e sheqerit në gjak dhe ndihmon në ndalimin e gjakderdhjes. Patlixhani mbron edhe nga stresi dhe infeksionet.

Kjo perime kultivohet që në kohët antike, prejardhjen e ka nga Lindja e Largët, kurse sot është ndër perimet më të preferuar mesdhetare. Patëllxhani për shkak të paraqitjes së vet elegante nëpër shekuj ka qenë i preferuar midis mbretërve dhe mbretëreshave.

Është interesant fakti se kjo perime me ngjyrë lila, përmban edhe gjurmë nikotinë. 

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only