Friday, April 11, 2014

Ushqimi që vret më shumë se duhani dhe alkooli



Angli - Sheqeri nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të jetë tejet i dëmshëm. Por për konsumin e tepërt të tij ka nisur një fushatë sensibilizuese në Angli. Nismëtarët e kësaj fushate kanë bërë krahasime të ndryshme për të sensibilizuar opinionin publik, madje e kanë krahasuar edhe me duhanin, për shkak të dëmeve që shkakton. Kjo iniciativë është quajtur ''Action on Sugar'', nëpërmjet së cilës kërkohet që në produktet ushqimore të ulet përmbajtja e sasisë së sheqerit.

Ndër të tjera thuhet se prej konsumit të tij shkaktohet diabeti, obeziteti, hipertensioni, tumoret etj. Alarmi për elementët toksikë të sheqerit ishte ngritur edhe para disa vitesh, kur studiuesit e Universitetit të San Francisco, e krahasuan me alkoolin, duke e lidhur me 35 milionë të vdekur në botë, për shkak të komplikimeve të ndryshme. Thuhet se kjo fushatë mund të çojë edhe në ndalimin e reklamave për produktet e pasura me sheqer.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only