Thursday, April 24, 2014

Qepët, kundër tumorit të zorrës së trashë

Përveç vendit të parë që mban qepa në çdo gatim kuzhine, ka edhe një tjetër virtyt. Qepa, sidomos në shtresën e parë të saj, ka fibra dhe flavonoide të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet kardiake, diabeti, dhe benefiti më i madh i saj është kundër tumorit të zorrës së trashë tek meshkujt dhe tek femrat.

Studiuesit e universitetit spanjoll zbuluan këtë benefit të qepës për organizmin dhe ata rekomandojnë se qepës, kur konsumohet nuk duhet t’i hiqet shtresa e parë e saj.

Edhe pse shtresa e parë e qepës duket e vështirë për tu tretur, ajo mund të gatuhet shumë mirë përmes furrës. Qepa gjithashtu, pastron dhe detoksifikon organizmin.

Sipas studiuesve spanjollë, mbretëresha e tavolinës, qepa, sidomos koka e saj është e pasur me fruktans, një substancë kimike probiotike e cila mban në ekuilibër florën bakteriale të zorrëve dhe komponimet e squfurit.

Ky ekuilibër është efikas në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Qepët gjithashtu janë efikase edhe për dietë, sepse ndihmojnë në metabolizimin e yndyrnave dhe kanë pak kalori.

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only