Thursday, April 24, 2014

Shafrani lufton depresionin

Një substancë krejtësisht natyrore mund t'i zëvendësojë antidepresivët. Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se shafrani mund ta zvogëlojë rrezikun e depresionit dhe t'i lehtësojë simptomat e depresionit.

Udhëheqësi i studimit, dr, Ajay Goel, se bashku me ekipin e tij, analizuan vetitë e shafranit. Ata konstatuan se shafrani është vetëm 2 deri në 5 për qind me pak efektiv se sa antidepresivët farmaceutik dhe, ajo që është më e rëndësishmja, nuk shkakton efekte anësore.

"Nga pikëpamja klinike, një efikasitet 2 për qind më i ulët i ilaçit natyrorë kundrejt atij farmaceutik, nuk do të thotë absolutisht asgjë", tha prof. Goel, duke shtuar se "shafrani është i sigurt, madje edhe në doza të larta". Shkencëtarët ende po përpiqen ta kuptojnë saktësisht se si ndikon shafrani në depresion por besojnë se ai bllokon enzimat që rrisin rrezikun e shfaqjes së depresionit dhe gjithashtu ul nivelin e citokineve, të cilat mund ta pengojnë reagimin e trupit ndaj stresit.

Edhe pse studiuesit theksojnë se rezultatet e studimit janë preliminare, ato porosisin se mund ta përdorni shafranin pa frikë në dietën e përditshme, përcjell "Prevention".

Kjo erëz ka veti të fuqishme antiinflamatore dhe antioksidante dhe është e shkëlqyeshme për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, pavarësisht nëse vuani nga depresioni apo jo.

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only