Wednesday, April 23, 2014

Si te kujdesemi per shputat e kembeve

Kembet, pjesa e poshtme e tyre, shputa e kembes, e sidomos thembra, jane pjeset me problematike , jo vetem tek femrat por edhe tek meshkujt.

Eshte e veshtire te ruhen thembrat e buta ne stinen e nxehte, kur kemba mbahet e zbuluar dhe eshte ne kontakt te vazhdueshem me mjedisin e jashtem dhe me papastertite qe ai permban. 

Problematikat e thembres fillojne nga ashpersimi dhe nje pamje jo estetikisht e pelqyeshme, deri ne carjet e saj , te cilat mund te cojne ne infeksione dhe patologji serioze te organizmit.

Si duhet te kujdesemi per kembet tona?

Eshte shume e lehte, dhe aspak e kushtueshme! Mjafton te praktikohet nje here ne jave, edhe pse e mira do te ishte te behej 1 here ne 4 dite.

Futini kembet ne nje ene te madhe me uje te nxehte aq sa ju te mund ta duroni. Mbajini aty per rreth 30 minuta , duke shtuar vazhdimisht uje te nxehte ne menyre qe temperatura e tij te mbetet pak a shume konstante.

Nxirrini kembet nga uji, thembrat tuaja do te jene zbutur mjaftueshem. Filloni t'i limoni me nje lime per thembrat ose me nje gur me siperfaqe te ashper, neqoftese nuk keni lime.

Pas kesaj, pastrojini me kujdes dhe me butesi pjeset e zhvendosura te lekures. 

Bejini nje masazh te lehte dhe te embel kembeve pas limimit. 

Pas masazhit, lekura e kembes eshte qetesuar dhe eshte gati te perthithe nje krem apo mase te pergatitur nga vete ju.
Kremi mund te jete i cfaredoshem neqoftese ju nuk keni krem per kembet. Mund te pergatisni vete nje mase , krem te improvizuar, teresisht natyral, me mjalt, vaj ulliri dhe banane te shtypur. 

Vendosni masen ne kembe dhe mbajeni per 15-20 minuta. 

Shpelajeni me uje te vaket duke masazhuar lehtshem kembet. 

Thajini me nje peshqir te bute dhe do te shihni rezultatin!

Ndonjehere, kembet duhen me te buta se duart! Jane pikerisht kembet qe tregojne kujdesin e nje femre ndaj vetes!

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only