Wednesday, April 23, 2014

Arra dhe shega largojnë stresin

Mënyra bashkëkohore e jetesës është e përcjellë çdo ditë me stres, i cili është fajtori kryesor për shumë sëmundje.

Mjekët sugjerojnë se për largimin e stresit nevojitet konsumimi i ushqimit dhe çajeve që ulin stresin, derisa përdorimi i barnave për qetësim, ëmbëlsirave dhe cigareve vetëm sa shton problemin.

Po ashtu, njerëzve u sugjerohet të përdorim më tepër lëng shege dhe konsumimin e arrave, të cilat qetësojnë në masë të madhe për shkak se nuk kanë efekte të padëshirueshme.

Konsumimi i lëngut të shegës është i dobishëm për shkak se organizmi ndihet më mirë dhe jeni më të koncentruar gjatë ditës. Edhe përdorimi i arrës përgatit organizmin për t'i përballuar sfidat. Kanë thënë shkencëtarët nga universiteti "Pennsylvania State" në SHBA.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only