Saturday, April 19, 2014

Dieta «10 x 10» - të humbasësh 10 kile për 10 ditë



Duke marrë parasysh kohën e shkurtër të dietës dhe objektivin për të humbur jo pak kilogramë të tepërt, kjo dietë kategorizohet si “dietë ekspres”. Ajo ka anët e saja pozitive, pasi të lejon të arrish formën ideale për një periudhë të shkurtër, por është një dietë e vështirë për tu mbajtur dhe ekziston risku i të shtuarit sërish në peshë pas dietës.

Kjo dietë këshillohet të mbahet shumë rrallë, për shembull 1 herë në vit dhe në këtë rast ajo ka efekt pastrues për organizmin. Pas mbarimit të dietës këshillohet kalimi gradual në ushqyerjen normale, në mënyrë që organizmi mos të pësojë luhatje të ndjeshme në mënyrën e të ushqyerit.
Gjatë kësaj dietë ndalohet konsumimi i alkolit, ëmbëlsirave dhe ujit të gazuar. Në vend të kripës këshillohet
përdorimi i erëzave të freskëta. Lëngjet e frutave duhet të pregatiten nga fruta të freskëta, e jo lëngje të gatshme të konservuara.

Gjatë kësaj dietë, duhet konsumuar të paktën 2 lt. ujë mineral çdo ditë.
Dita e parë - hikërr (lloj drithi, në anglish: buckwheat), e zjerë me qumësht, si dhe çaj jeshil mund të
konsumoni pa kufizim;
Dita e dytë - 500 gr. gjizë, mollë jeshile;
Dita e tretë - oriz i zjerë, ½ litër lëng domateje pa kripë;
Dita e katërt - 400 gr. Peshk i zjerë ose në zgarë, perime të gjelbërta;
Dita e pestë - njësoj si dita e parë;
Dita e gjashtë - 300 gr. Mish viçi i zjerë pa yndyrë, perime të gjelbërta;
Dita e shtatë - 6 filxhanë çaj me mjaltë;
Dita e tetë - 1.5 lt kos;
Dita e nëntë - 1.5 lt ujë mineral natyral me limon;
Dita e dhjetë - tërshërë me kos (ose qumësht sipas dëshirës) dhe fruta

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only