Friday, April 18, 2014

Hithra, ushqimi i pranverës



Nëse dimrin e keni kaluar duke ngrënë supa të ngrohta dhe ushqime të pasura me vlera ushqyese, ndoshta tani është koha që të provoni diçka të re. Asgjë nuk e pastron trupin dhe tretjen më mirë se ushqimet e hidhura.

Nëse përdorni ushqime të hidhura në dietën tuaj, kjo ndihmon në mënjanimin e ushqimeve të mbushura me sheqer. Në vijim ju sjellim disa ushqime të hidhura që mund t’i konsumoni gjatë stinës së pranverës.

Hithrat thumbues janë të stërmbushur me magji mjekësore. Ndonëse gjethet e hithrës iu shkaktojnë kruajtje, nëse i vendosni ato në ndonjë pjesë të lënduar të trupit, mund t’ua ulin dhimbjen.

Ato përmbajnë Vitaminë A, kalcium, klorofil dhe hekur. Hithrat janë përdorur për të trajtuar një varg sëmundjesh: ekzemën, artritin dhe aneminë. Por, kini kujdes kur i prekni hithrat e freskët – gjithmonë përdorni doreza.

Hithrat mund të përdoren edhe si çaj. Madje mund të përgatisni edhe çipsa prej hithrave në të njëjtën mënyrë siç përgatiten çipsat tjerë.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment

nRelate Posts Only