Erica Scime është një këshilltare ushqimesh, e cila thotë se aknet në fytyrën e saj i ka shëruar me uthull molle.
Ajo thotë se ka provuar shumë produkte në barnatore të përshkuara nga mjekë të shumtë, por asgjë nuk ka funksionuar deri kur ka dëgjuar një këshillë nga aktorja holivudiane, Scarlett Johansson se si ka treguar se është pikërisht uthulla e mollës ajo që ia bën lëkurën e butë.
“Nuk dua të tingëllojë si reklamuese, por me të vërtetë uthulla e mollës ma ka ndryshuar lëkurën time. Pas vetëm pak javësh, lëkura ime u bë më e butë, poret ishin më të vogla, shenjat mu zhdukën, lëkurën e kisha të tonifikuar, madje më të tonifikuar se kurdoherë. Duhet të ju them se uthulla që kam përdorë unë ka qenë e gjitha natyrale, organike dhe e prodhuar nga përbërës që i kisha në kuzhinë”, thotë Erica.
Ajo thotë se ndoshta nuk do të funksionojë për të gjithë ky ilaç, mirëpo nëse deri më tani i keni provuar të gjitha metodat tjera, atëherë përse të mos e provoni edhe këtë metodë.
No comments:
Post a Comment