Ne e njohim mire rendësin e mëngjesit, gjithashtu humbjen peshës dhe mbajtjen nen kontroll te kalorive: ajo qe ndoshta nuk dini, është qe mëngjesi mund te behet shume i rëndësishëm duke konsumuar veze. Kjo lloj mënyre na lejon te kontrollojmë te ngrënien dhe te jemi te ngopur për me shume kohe.
Ne ketë mënyre reduktohet ndjeshëm numri i kalorive qe mund te marrim ne dreke ose gjate ditës. Dhe nëse jeni ne diete , nje ushqim i bollshëm eshte ajo qe duhet per te mbajtur peshën dhe per te siguruar nje linje per t’u pasur zili. Ne nje vend tjetër mund te jete shume e zakonshme te konsumosh veze ne mëngjes.
Sipas nje studimi , proteinat qe përmbajnë vezet do te ishin me te mira sesa produkte te tjera per te mbajtur nen kontroll urine. Mendoni qe nje veze permban 6,5 g proteina, pra 13% i nevojes ditore te nje te rrituri.
Gjithashtu vezet veprojne tek disa hormone specifike te zorreve qe mund te ndryshojne kuptimin e urisë: ato qe kishin ngrëne veze ne mëngjes , ne vend te drithërave kishin humbur shume peshe.
Duke ngrëne veze shpesh mund te mbani nen kontroll kaloritë, me qe e dimë qe nje veze përmban rreth 78 , gjithashtu ato janë te pasura dhe me vitamina D. Shpesh neper dieta vitamina D nuk ka dhe per kete arsye ajo luan nje rol te rëndësishëm.
Sigurisht qe vezet duhet te konsumohen ne mënyre natyrale dhe pa shtimin e gjalpit ideja me mire është qe t’i bëni ne uje te ngrohte pa pasur nevoje per yndyra. Ate mund t’a shoqëroni me një fete buke dhe leng portokalli; këto përbërës janë perfekt për një mëngjes te shëndetshëm dhe te ekuilibruar.
No comments:
Post a Comment