ShendetiIm.al
Thursday, April 24, 2014
VITAMINA A "vitamina e mrekullive"
Kjo vitaminë ka qenë quajtur "vitamina e mrekullive" për vite për shkak të ndikimit pozitiv që ka në rritjen e imunitetit tonë.
Femrat gjithashtu duhet ta duan këtë vitaminë sepse besohet se eshte ne gjendje të ngadalësoje procesin e plakjes
duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme të lëkurës.
Këtu janë disa nga vetite e vitaminës A tek ne:
1. Vepron si antioksidant duke ndihmuar ne mbrojtjen e qelizave tona kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera
2. Vitamina A përmirëson shikimin dhe parandalon verbërinë
3. Kjo vitaminë nxit formimin e kockave të forta
4. Vitamina A na ruan kundër bakterieve, paraziteve dhe infeksioneve virale
5. Na ruan nga sëmundjet e zemrës, atakeve dhe ul kolesterolin në gjak
6. Ajo mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës ne fytyre kundra akneve
7. Vitamina A eshte e njohur per largimin e rrullave dhe ndihmon zbehjen e pikave të moshës.
8. Vitamina A mund të ndihmojë fëmijët të cilët kanë problem ne rrugët e frymëmarrjes
9. Besohohet se ndihmon njerëzit që vuajnë nga glaukoma dhe fruthi.
Në natyrë vitamina A vjen në dy forma. Njëra është Retinoli: ate e gjeni në mëlçi, prodhimet e qumështit, vezë.
Forma e dytë e vitaminës A është beta-Karoteni, nje pigment me ngjyre portokall-verdhë dhe te kuq që trupi e konverton në vitaminë A kur është e nevojshme. Beta-karoteni është gjetur në fruta me ngjyra të ndezura si dhe të perimet.Sa me shume ngjyre te ndezur te kete fruti aq me shume beta karoten permban. Ju do ta gjeni ate ne perime dhe fruta si kajsia, brokoli, domate, karrota, spinaqi etj
Studime tregojne se Beta karoteni eshte substance qe ndihmon per te parandaluar kancerin duke neutralizuar agjentin e kancerit.
Njerezit qe kane nevoje te marrin vitamine A jane: -
1. Njerëzit të cilët nuk janë në gjendje të shohin në terr ose kanë sy të thatë
2. Fëmijët që kanë rritje të varfër
3. Njerëzit që kanë probleme me lëkurën.
4. Të gjithë ata që janë nën dietë të ulët të lëkurës ose që kanë përthithje te dobët (qe vuajnë nga fibroza cistike).
Mos e teproni ne marrjen e vitamines A si tablete sepse mund te jete toksike,menyra me e shendetshme eshte te marret nga frutat dhe periment ku nuk ka asnje lloj efekti negativ.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)
Shafrani lufton depresionin
Një substancë krejtësisht natyrore mund t'i zëvendësojë antidepresivët. Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se shafrani mund ta zvogëlojë rrezikun e depresionit dhe t'i lehtësojë simptomat e depresionit.
Udhëheqësi i studimit, dr, Ajay Goel, se bashku me ekipin e tij, analizuan vetitë e shafranit. Ata konstatuan se shafrani është vetëm 2 deri në 5 për qind me pak efektiv se sa antidepresivët farmaceutik dhe, ajo që është më e rëndësishmja, nuk shkakton efekte anësore.
"Nga pikëpamja klinike, një efikasitet 2 për qind më i ulët i ilaçit natyrorë kundrejt atij farmaceutik, nuk do të thotë absolutisht asgjë", tha prof. Goel, duke shtuar se "shafrani është i sigurt, madje edhe në doza të larta". Shkencëtarët ende po përpiqen ta kuptojnë saktësisht se si ndikon shafrani në depresion por besojnë se ai bllokon enzimat që rrisin rrezikun e shfaqjes së depresionit dhe gjithashtu ul nivelin e citokineve, të cilat mund ta pengojnë reagimin e trupit ndaj stresit.
Edhe pse studiuesit theksojnë se rezultatet e studimit janë preliminare, ato porosisin se mund ta përdorni shafranin pa frikë në dietën e përditshme, përcjell "Prevention".
Kjo erëz ka veti të fuqishme antiinflamatore dhe antioksidante dhe është e shkëlqyeshme për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, pavarësisht nëse vuani nga depresioni apo jo.
Qepët, kundër tumorit të zorrës së trashë
Përveç vendit të parë që mban qepa në çdo gatim kuzhine, ka edhe një tjetër virtyt. Qepa, sidomos në shtresën e parë të saj, ka fibra dhe flavonoide të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet kardiake, diabeti, dhe benefiti më i madh i saj është kundër tumorit të zorrës së trashë tek meshkujt dhe tek femrat.
Studiuesit e universitetit spanjoll zbuluan këtë benefit të qepës për organizmin dhe ata rekomandojnë se qepës, kur konsumohet nuk duhet t’i hiqet shtresa e parë e saj.
Edhe pse shtresa e parë e qepës duket e vështirë për tu tretur, ajo mund të gatuhet shumë mirë përmes furrës. Qepa gjithashtu, pastron dhe detoksifikon organizmin.
Sipas studiuesve spanjollë, mbretëresha e tavolinës, qepa, sidomos koka e saj është e pasur me fruktans, një substancë kimike probiotike e cila mban në ekuilibër florën bakteriale të zorrëve dhe komponimet e squfurit.
Ky ekuilibër është efikas në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Qepët gjithashtu janë efikase edhe për dietë, sepse ndihmojnë në metabolizimin e yndyrnave dhe kanë pak kalori.
Wednesday, April 23, 2014
Portokalli, disa nga vetite dhe vlerat e tij:
Portokalli është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit
Fara e zeze FARA E BEREQETIT ilaci qe sheron cdo semundje:
Sëmundjet të cilat i shëron FARA E BEREQETIT (Fara e zezë)
1.* SHËRIMI I PROBLEMEVE TË ZEMRES: Merrni 1/2 lugë vaj të fares së zezë të përzier me ndonjë pije të nxehtë ,te pihet përdite në mëngjes kjo do te beje te zgjerohen venat & arteriet. Shmangni ushqimet me yndyre
2-* PËR SHËRIMIN E KOKË DHEMBJES: Ibnul Kajjimi në Librin e tij – Zadul Mead – Në pjesen speciale rreth Mjekësis Profetike ka thënë: ”Lyerja e kokës me vaj të kokrres së bereqetit (Vaj i farës së zez) bën dobi të madhe kundër kokë dhembjes.
Mënyra e dytë: ”Lyerja e vendit të dhembjes së kokës duke fërkuar me vaj të kokërres së bereqetit (kokërres së zez).
Mënyra e tretë: ”Përzihet lëngu(vaj) i kokërres së bereqetit me vaj ulliri dhe ky komponim pikohen në hundë nga dy pika.
3.* PËR SHËRIMIN E MIGRENES:
Marrja e dozës orale dhe aplikim në ballë ose në pjesën me dhimbje. Të largohet nga ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave.
4.* DHIMBJA E SHPINES & DHIMBJE TE TJERA REUMATIKE: Ngroheni mesatarisht Vajin e Fares se Zeze dhe vendoseni intensivisht mbi zonen e dhimbjes.Gjithashu pi tre here ne dite nje lug kafeje(5ml) Vaj te Fares se zez.
Sherimi do te arrihet brenda pak javeve.
5.* CDO DHIMBJE MUSKULARE: Beni masazh me vajin e fares se zez.
6.* PËR SHËRIMIN E KOLLITJES & ASTMES: Ferkojeni kraharorin dhe shpinen me vajin e Fares se Zeze,dhe pini nje luge kafeje (5 ml)vaji Fare Zeze ne mengjes,mesdite dhe naten.
Gjithashtu hidhni dy lugë të vogla vaj te fares zez në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.
7.* PËR SHËRIMIN E DHEMBJES SË DHËMBËVE, MISHIT TË TYRE, TË FYTIT DHE BAJAMEVE: Ka thënë Ibnul Kajjimi: ”Nëse zihet kokrra e bereqetit (zeze) me uthull dhe pastai shpërlahet gpja me lëngun e përfituar nga zierja, ndihmon kundër dhimbjes së dhëmbëve nga të ftohtit”.
Mënyra tjetër: ”Lëngu i përfituar nga vlimi i kokërres së bereqetit përdoret duke shpërlarë gojën, por edhe duke gargaritur, pastai me vaj të kokërres së bereqetit lyhet fyti prej anës së jashtme dhe pihet që të lyhen bajamet nga ana e brendëshme.
Hahet një lug me kokërr të bereqetit të zier duke e përtypur dhe gëlltitur në esëll.
8.* PËR SHËRIMIN E DIAREAS: Perziej nje luge kafeje (5 ml) vaji Fare Zeze me nje gote kos,pijeni perzierjen 2 here ne dite per 3 dite rradhazi.
9.* GRIPI & BLLOKIMI I HUNDEVE: Katër pika vaj te farave te zeza ne secilen vrime te hundes.
10.* DËGJIMI: Të gjitha problemet e veshit, duke përfshirë, infeksionet dhe dhimbjet e veshit si dhe dëgjimi i dobët: Ngrohni vajin e fares se zeze dhe lereni te ftohet,me pas hidhni 2 pika vaj ne vesh.
11.* PËR SHËRIMIN E HIPERTENSIONIT (gjakut të naltë ): Nje lug kafeje te fares se zez e perzien me nje got leng limoni dhe pihet dy her ne dite derisa simptomat te zhduken.
Ose cdo lloj pije te nxeht i shtohen disa (3 deri 5) pika vaj te fares se zez.
MËNYRA E DYTË:
Merrni ½ luge çaji me vajin e fares se zeze e pijeni të nxehtë në çdo kohë dhe do merrni 2 hudhëra në stomak bosh.
12.* SEMUNDJET E SYVE DHE MOSSHIKIMI MIRË: Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës së zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë kafeje me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.
13.* NERVOZIMI & STRESI: Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor.
14.* KEPUTJE & DEMBELIZEM: Një lugë të vogël(5 deri me 10ml) vaj të fares së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht pas buke ne mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete menjëherë.
15.* AKTIVIZIM I MEMORJES DHE AFTESISË PER TE KUPTUAR: Një lugë të vogël vaj të fares së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier(uj ku ke zier nenxhik, pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 15 ditë rrjesht.
16.* SEMUNDJET E ZEMRES: Pini Vaj te paster Fare te Zeze te shoqeruar me nje leng te nxehte psh.caj.Kjo ndihmon te shkrirjen e dhjamrave,hapjen e venave dhe arterieve.
17.* IMPOTENCA (DOBSIA SEKSUALE): 200 gr fara të zeza të bluara (kujdes jo vaj por fare e bluar) përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të farës së zezë, plus 20 gr mjaltë të farës së zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}, pas buke nga nje lug e madhe.
18.* PËR SHËRIMIN E PAGJUMSË: Nje luge kafeje vaj te farave te zeza e perzin me mjalt dhe e shtin ne pije te nxehte psh.caj dhe e pin.
19.* PER FYTYR DHE LEKUR TE SHENDETSHME: Perziej barazisht(ne mase) si vajin e Fares se Zeze dhe vajin e ullirit.
Ferkojeni me perzierjen fytyren dhe lereni keshtu per rreth 1 ore,me pas lajeni me sapun e uje do ta vreni se fytyra juaj shendrrit.
20.* PROBLEMET E STOMAKUT: Pini nje got qumesht te perzier me vaj te fares se zez(5ml pra nje lug kafeje) 3 her ne dit per 5 dite me radh.
21.* TE VJELLAT E SHPESHTA: Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.
22.* DIABETI: Perziej nje gote me gjethet e lules WaterCress,nje gote fara te Zeza,gjysem gote me lekura shege,dhe gjysem gote gjethe Fumaria.Bluajini ne grirese deri sa te behen si puder.Pini gjysem luge caji te kesaj perzierje me nje luge caji (5 ml) vaji te Fares se Zeze para se te hani mengjesin per rreth 1 muaj apo sa her qe te keni shqetesime ne rritjen e sheqerit ne gjak.
MËNYRA E DYTË:
Merrni 1/2 luge caj te vjit te fares se zeze dy herë në ditë në mëngjes me ujë të nxehtë.
23.* RENIA E FLOKEVE APO PER MOSTHINJURIT PARA KOHE: Ferko rrenjet e flokeve me leng limoni dhe lereni per 15min.Lajeni me shampo (apo me se miri me sapun te fares se zez) dhe uj teresisht.Me pas aplikoni vajin e Fares se zez ne rrenjet e flokeve.Perseritnje ket per disa jave.
24.* ZBOKTHI: Mix 10 ml vaj te fares se zeze ,30 ml vaj ulliri, 30 gr pluhur mehindi.Ngrohje për një kohë dhe pasi pasta te bëhet e ftohtë, aplikoje dhe pas nje ore shpelaje me shampo.
25.* GURE NE VESHK, NE TEMTH DHE NE KANALIN E URINES: 1/4 kg fara Habe Seude(far e zez) 1/4 kg mjalt Habe Seude (mjalt i paster nga fara e zez) Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë shoqëruar me një lugë të vogël vaj të fares së zezë. Pihet për çdo ditë ne mengjes për një muaj rrjesht.
26.* KANCERI: (Kanceri i zorrëve, kanceri i gjakut, kanceri i fytit, etj): Merrni një gotë lëng rrushi, Shto ½ lugë çaji vaj te fares se zeze dhe pije në mëngjes para buke e pas drekës. Merrni 1 kg elb dhe 2 kg miell gruri, mix së bashku dhe beheni bukë dhe jepjani pacientit për 40 ditë.shmangeni pataten.
27.* BELBËZIMI: 1/2 luge me vaj te fares se zeze me 2 lugë mjaltë dhe mbajeni ate në gjuhë dy herë në ditë.
28.* TUMORET: Lyeni me vajin e fares se zeze pjeset e trupit te infektuara dhe pini nje luge te vajit te fares se zeze nje here ne dite per 15 dite resht.
29* HEMOROIDE: Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.
MËNYRA E DYTE: Mund vetëm të konsumohet fara e zezë me ushqim.
30.* MENINGJITI: Thith avujt e vajit te fares se zez dhe pi 2 lug kafeje(10ml) vaj te fares se zez me leng limoni cdo mengjes dhe dark.
Ose vetem konsumoni cdo dite faren e zeze.
31.* ZBARDHJA E LEKURES (VENDE VENDE NE FORM PULLASH): Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle {lëng molle i fermentuar} e më pas me vaj të fares së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.
32.* KUNDER PARALIZEZ FACIALE DHE TETANOZIT: Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.
33.* ULCERI PEPTIK (ulçeri i stomakut): Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: (limoni, portokalli i thartë etj). Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e farës së zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.
34.*PËR SHËRIMIN E ZEMERES DHE QARKULLIMIT TË GJAKUT: Këshillohet të pihet mëngjes dhe mbrëmje vaj i farës s’zez.
35.* TË VJELLUARAT: Merrni 1/2 luge lëng përzierje xhenxhefil të freskët me sasi të barabartë vaj te fares se zeze , dy herë në ditë.
36.* KRIMBAT E STOMAKUT: Mix 1 lugë uthull me gjysmë lugë çaji vaj te fares se zeze dy herë në ditë para dhe pasdite për 10 ditë dhe mos hani ëmbëlsira.
37.* VËSHTËRSI NË MENSTRUACIONE:
38.* MOSTERJE, ACARIM NË STOMAK: Merrni një lugë me lëng xhenxhefil dhe 1/2 luge çaji i fares se zeze dhe pije dy herë në ditë. Ky trajtim është gjithashtu i dobishëm për trashje.
39.*Leucorrhoea, Shkarkimet e të bardhave, Menstruacionet 2 deri në 4 herë në muaj, dhimbje barku, dhimbje anusi) : Merrni dy gota me ujë dhe çiban me nenexhik shtoni lugë vaj te fares se zeze.Pijeni para mëngjesit dhe pas darke për 40 ditë. Shmangni turshi, vezët dhe peshkun.
40.* EPILEPSIA: Të merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe të shtoni 2 lugë mjaltë, ½ luge çaji te fares se zeze dhe ta përdorni dy herë në ditë. Shmangni ushqimin e ftohtë,bananet & fiqte gjatë trajtimit.
41. PËR FORCIMIN E IMUNITETIT TË NJËRIUT: Të konsumohet fara e zezë me qumsht cdo mëngjes dhe mbrëmje
42.*PËR TRETJEN E ACIDEVE: Disa pika të vajit të kokërres së zezë qiten në një gotë qumsht të nxehtë dhe më pas embëlsohet me mjat dhe pihet.
43.*PËR SHËRIMIN E PARALIZEZ SË FYTYRES: Ka thënë Ibn Kajjimi: Nëse përdoret vaj i kokërres së zezë përmes hundës, bën dobi kundër paralizez së fytyres.
44.*PËR SHËRIMIN E JASHTËQITJES: Një jogurti i qitet një lugë e madhe me vaj të kokërres së zezë dhe pihet. Kjo terapi merret tre ditë rregullisht deri sa të ndalet jashtëqitja.
45.*PËR SHËRIMIN E SMUNDJEVE TË LËKURES (shenjave në lëkurë): Duhet të lyhet cdo ditë vendi i lëkurës ku është i smur( ka shenja).
46.* PËR SHËRIMIN E ZORRËVE: Ka thënë Ibën Kajimi: Kokrra e zezë pakson lagshtinë (thartiren) e lukthit.
47.* PËR TRASHJE TË TEPËRT: Mix 2 lugë e ½ çaji mjaltë dhe vaj te fares se zeze ne ujë të ngrohtë dhe pijeni 2 here ne dite. Mos hani oriz.
48.* PËR KRIMBAT E STOMAKUT: Mix 1 lugë uthull me gjysmë lugë çaji vaj te fares se zeze dy herë në ditë para dhe pasdite për 10 ditë dhe mos hani ëmbëlsira.
49.* PËR TË VJELLUARAT E TEPËRTA: Merrni 1/2 luge lëng përzierje xhenxhefil të freskët me sasi të barabartë vaj te fares se zeze , dy herë në ditë.
50.* PËR SHËRIMIN E REUMATIZMAVE(reumes): Ngrohni pak vaj te fares se zeze dhe aplikoje mbi te gjithe zonen. Fërkoni kockat jo lëkurën dhe pini gjysme luge per 30 dite resht.
51.Për kurimin e rasteve të dobësisë seksuale:
Nevojitet 200 gr kokërr fare të zezë të shtypur (pluhur), 50 gr vaj ulliri, 100 gr dylli të shtypur (dyllë peme mashkull), 50 gr vaj fare të zezë, 50 gr vaj xhirxhiri (sallatë arabe, në anglisht rocket ose eatercress) si dhe 200 gr mjaltë i pastër. Këto përzihen mirë së bashku dhe përgatesa përdoret një lugë kafeje pas çdo vakti. Kjo kurë kthen aktivitetin edhe nëse je në moshë të thyer.
Këshilla të tjera: Fara e zezë mund të konsumohet me shumë lloj ushqime ku disa do të i cekum më posht:
1- Me Supë, 2- Me Sallata të ndryshme, 3- Me Gjella të ndryshme, 4-Me Qushmtë,Jogurt…
5- Me Mjaltë, 6-Me ujë, 7- Mund ta përdorni gjat cdo kohe të ushqimit…
KUJDES
Femijet nën moshën 12 vjec të perdorin gjysmen e dozës së të rriturve.
Nuk këshillohet për femijet nën 5 vjec.
Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna,Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret vetem per perdorim të jashtëm.
Permbledhja është bër nga Dr Ahmed El-Kadi një mjek Muslimanë në Amerikë .
DISA SQARIME RRETH FARËS SË BEREQETIT:
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shume se njëqind substancash të ndryshme. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.
Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:
• Ndihmojnë metabolizmin e trupit
• Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shendetshem.
• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojne sinjale alergjike
• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.
• Kolesterolin në gjak e kthejne në nivelet normalë
• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut
• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër
• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve
• Trupi i njeriut nuk i prodhon këta vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gr. vaj i Farës se Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.
Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.
Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin, forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.
Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave.
Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si AIDS-si, kanceri etj.
Megjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, është vështire të rrijë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë
Ps.
Produktin e gjeni ne Farmaci Bimore, ose ne tregjet e Myslimaneve, prane Xhamive, pasi eshte nje produkt qe vjen nga Arabia. Nuk ka asnje lidhje me faren e lulediellit!
10 perfitime nga banania dhe levoria e saj:
Bananet janë fruta ushqyes që marrin pjesë në rolin e kujdestarit të shëndetit tonë. Të pasura me vitamine, minerale dhe fibra, ky frut i verdhë tropikal përveç shijes së ëmbël sjell edhe shumë përfitime.
Ushqim i shijshëm me vetëm 100 kalori, mënyrë natyrale për zbukurim të lëkurës, ilaç kundër vjelljes dhe kapsllëkut, burim i energjisë… bananet janë fruta në dispozicion të cilat mund t’i merrni gjithkund sepse janë të lehta për t’i konsumuar
Por, a e dini se edhe lëvorja e bananes nuk është për ta hedhur, sepse fshehë anët e saj pozitive? Ja disa nga përfitimet më të popullarizuara nga bananet ekzotike:
Aleat kundër akneve
Bananja e shtypur, por edhe vetë lëvorja e brendëshme e bananes, mund të ndikojnë si antibiotik natyral, por edhe lufton kundër inflamacioneve.
Që t’i shfrytëzoni bananet në luftë kundër akneve, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën e fytyrës, butësisht lyeni aknet me lëvoren e brendëshme të bananes. Të nesërmen, në mëngjes pastroni fytyrën me ujë të vakët.
Ilaç kundër fryerjes të shkaktuar nga sindromi paramenstrual
Kaliumi i cili gjendet në banane ndalon mbajtjen e lëngjeve në trup, që është paraqitje për sindromin paramenstrual. Përveç kësaj, bananja do të ju jape energji dhe do të ju mbajë për kohë më të gjatë, andaj do të harroni në dëshirën që të “mbusheni” me ushqim jo të shëndetshëm.
Zvogëlim i kruarjes nga pickimi i mushkonjave
Mos e hedhni lëvoren e bananes gjatë verës, sepse mund të ju ndihmojë për ta zvogëluar kruarjen irituese të shkaktuar nga pickimi i mushkonjave. Thjesht, me lëvoren e brendëshme të bananes lyeni vendin e pickimit. Kështu do ta zvogëloni skuqjen, por edhe nevoja për kruerje do të largohet.
Banane + Ujë = Ilaç kundër dehjes
Keni tepruar me alkool? Para se të bëheni gati për gjum, hani të paktën një banane dhe pini 1-2 gota ujë. Dehja është rezultat i dehidrimit, kurse duke kombinuar banane + ujë do të arrini të luftoni kundër saj.
Gjatë kohës së dehjes njerëzit urinojnë më shumë nga normalja dhe humbin shumë lëngje dhe kalium, kurse bananja është e pasur me kalium. Ky frut e rregullon edhe balansin e elektrolitëve në trup, i cili mund të çrregullohet për shkak të vjelljes dhe urinimit të shpeshtë.
Parandalim i neveritjes gjatë udhëtimit
Udhëtimi është njëri nga aktivitetet që urreni më së shumti për shkak të neveritjes së padurueshme? Para se të niseni në rrugë, hani një banane. Bananet janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë, por gjithashtu e zvogëlojnë intenzitetin e vjelljes.
Rrezik i zvogëluar nga sulmi në tru
Konsumimi i tre bananeve gjatë ditës, zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru me 21%, ka treguar hulumtimi i bërë në 250 000 persona në periudhë 30 vjeçare. “Fajtori” kryesorë për këtë është kaliumi, i cili zvogëlon shtypjen e gjakut, e cila nga ana e saj është shkaktari kryesorë për sulmin në tru.
“Karburant” para ushtrimeve
Planifikoni të djersiteni mirë në fitnes hallën? Hani një banane. Ajo do të ndikojë si “karburant” për muskujt tuaj, por edhe do të ju japë energji për ta rritur qendrueshmërinë. Kombinoni bananen me puter nga kikirikat për të marrë një ushqim ideal të pasur me karbohidrate dhe proteina.
Sistem digjestiv i shëndoshë
Bananet janë mik i juaj edhe gjatë kapsllëkut dhe diaresë. Fibrat natyrale që gjenden në banane ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të sistemit tretës.
Ilaç natyral kundër psorijazës
Një ose dy herë në ditë lyeni pjesën e lëkurës të prekur nga psorijaza me lëvoren e brendëshme të bananes.
Bananja ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe zvogëlon skuqjen, por edhe kruarjen. Për disa ditë do të keni rezultate të dukshme.
Maskë për lëkurë të butë pa rrudha
Bananet mund të ju shërbejnë edhe për zbukurim, sepse e zbusin dhe hidratojnë lëkurën.
Maska1: Shtypni një banane dhe shtoni një të verdhë të vezës. Masën e fituar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 15 minuta.
Maska2: Shtypni një banane dhe shtpni 1/4 e një gote jogurti (ose kos) dhe 2 lugë mjaltë. Vendoseni në fytyrë dhe qafë dhe lëreni të veprojë 20 minuta.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)
Arra dhe shega largojnë stresin
Mënyra bashkëkohore e jetesës është e përcjellë çdo ditë me stres, i cili është fajtori kryesor për shumë sëmundje.
Mjekët sugjerojnë se për largimin e stresit nevojitet konsumimi i ushqimit dhe çajeve që ulin stresin, derisa përdorimi i barnave për qetësim, ëmbëlsirave dhe cigareve vetëm sa shton problemin.
Po ashtu, njerëzve u sugjerohet të përdorim më tepër lëng shege dhe konsumimin e arrave, të cilat qetësojnë në masë të madhe për shkak se nuk kanë efekte të padëshirueshme.
Konsumimi i lëngut të shegës është i dobishëm për shkak se organizmi ndihet më mirë dhe jeni më të koncentruar gjatë ditës. Edhe përdorimi i arrës përgatit organizmin për t'i përballuar sfidat. Kanë thënë shkencëtarët nga universiteti "Pennsylvania State" në SHBA.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)
Subscribe to:
Posts (Atom)